Zjarri përfshin kulmin e përbashkët të disa banesave në Fushë Kosovë, tre persona dërgohen në QKUK
Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:54, kulmin e përbashkët të disa banesave në Fushë Kosovë, në afërsi të stacionit të trenit, konkretisht në rrugën “Drena II”. Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve, i cili tha se për një kohë të shkurtër ekipet kanë arritur që […] The post Zjarri përfshin kulmin e përbashkët të disa banesave në Fushë Kosovë, tre persona dërgohen në QKUK appeared first on Sinjali.
Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:54, kulmin e përbashkët të disa banesave në Fushë Kosovë, në afërsi të stacionit të trenit, konkretisht në rrugën “Drena II”.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve, i cili tha se për një kohë të shkurtër ekipet kanë arritur që zjarri të jetë nën kontroll dhe tashmë është në përfundim.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 08:00, policia ka pranuar informatën për një zjarr aktiv në një objekt banesor në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”, në Fushë Kosovë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë angazhuar edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor emergjent. Sipas të dhënave fillestare, tre persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Zjarri është lokalizuar, ndërsa hetimet për shkaqet e tij janë në vijim”, konfirmoi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Zjarri përfshin kulmin e përbashkët të disa banesave në Fushë Kosovë, tre persona dërgohen në QKUK appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0