Xhuli thotë se ka përjetuar tri IVF të dështuar brenda vitit 2025: Nuk dorëzohem deri sa të bëhem nënë, s’ka rëndësi me apo pa burrë

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka folur hapur në një intervistë për Prive lidhur me rrugëtimin e saj profesional, por mbi të gjitha për një vendim të madh personal që ka marrë në vitin 2025. Juliana rrëfeu se pas shumë vitesh dëshirë dhe hezitimi, ka vendosur t’i japë vetes mundësinë për të realizuar ëndrrën […] The post Xhuli thotë se ka përjetuar tri IVF të dështuar brenda vitit 2025: Nuk dorëzohem deri sa të bëhem nënë, s’ka rëndësi me apo pa burrë appeared first on Sinjali.

Xhuli thotë se ka përjetuar tri IVF të dështuar brenda vitit 2025: Nuk dorëzohem deri sa të bëhem nënë, s’ka rëndësi me apo pa burrë

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka folur hapur në një intervistë për Prive lidhur me rrugëtimin e saj profesional, por mbi të gjitha për një vendim të madh personal që ka marrë në vitin 2025.

Juliana rrëfeu se pas shumë vitesh dëshirë dhe hezitimi, ka vendosur t’i japë vetes mundësinë për të realizuar ëndrrën e saj më të madhe – atë të të bërit nënë – përmes fekondimit artificial.

“Unë mendoj që dëshira e çdo femre që është e kompletuar emocionalisht, fizikisht, financiarisht, mendërisht, është të bëhet nënë. Jo të gjitha, por shumica. Sepse unë kam shoqe që nuk duan të bëhen nëna dhe kam respekt për to”, u shpreh Xhuli.

Ajo tregoi se ka nisur procedurën e IVF që nga fillimi i vitit 2025, një proces që e përshkroi si të lodhshëm dhe emocionalisht rraskapitës.

“Kam nisur ta bëj IVF që nga fillimi i vitit 2025. Ka qenë një vit shumë i vështirë sepse nuk ishte aspak e lehtë. Gratë e kanë thënë edhe më herët në media që IVF është gjëja më e vështirë që kanë kaluar deri tani. Unë vetë i kam provuar tri IVF: i kemi nxjerrë vezët, i kemi ngrirë, i kemi bërë bashkë me spermatozoidet, kështu që i kemi gati embrionet. Ende nuk e di muajin kur do të mbes shtatzënë, por e di që ka qenë një procedurë shumë e vështirë. Por ia uroj çdo gruaje, s’ka rëndësi me burrë apo pa burrë, që të bëhet nënë nëse e ka dëshirë”, përfundoi ajo.

Aktualisht, Juliana është beqare dhe ka marrë vendimin që të bëhet nënë pa partner, duke treguar se pavarësia dhe vendosmëria e saj janë më të forta se paragjykimet. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhuli thotë se ka përjetuar tri IVF të dështuar brenda vitit 2025: Nuk dorëzohem deri sa të bëhem nënë, s’ka rëndësi me apo pa burrë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0