Tre fëmijë nga Ferizaj e gjejnë një kuletë me para dhe dokumente, e dorëzojnë në Polici
Tre fëmijë nga Ferizaj, R.T. (12 vjeçe), A.T. (11 vjeç) dhe D.T. (11 vjeç), dorëzuan në polici një kuletë të gjetur, i cili përmbante dokumente personale dhe 614 euro. Kuleta u gjet në një rrugë të qytetit dhe u dorëzua në stacionin policor nga qytetari N. Tërziu. Pas verifikimeve, policia identifikoi pronaren, B.M. nga Ferizaj, […] The post Tre fëmijë nga Ferizaj e gjejnë një kuletë me para dhe dokumente, e dorëzojnë në Polici appeared first on Sinjali.
Tre fëmijë nga Ferizaj, R.T. (12 vjeçe), A.T. (11 vjeç) dhe D.T. (11 vjeç), dorëzuan në polici një kuletë të gjetur, i cili përmbante dokumente personale dhe 614 euro.
Kuleta u gjet në një rrugë të qytetit dhe u dorëzua në stacionin policor nga qytetari N. Tërziu.
Pas verifikimeve, policia identifikoi pronaren, B.M. nga Ferizaj, e cila mori dokumentet dhe paratë me procesverbal zyrtar.
Pronarja shprehu mirënjohje të sinqertë ndaj fëmijëve dhe familjeve të tyre, si dhe ndaj Policisë së Ferizajt për profesionalizmin dhe bashkëpunimin.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderoi publikisht fëmijët për veprimin e tyre human dhe edukativ, duke e konsideruar atë një shembull frymëzues për qytetarët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Tre fëmijë nga Ferizaj e gjejnë një kuletë me para dhe dokumente, e dorëzojnë në Polici appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0