Trajneri i Brazilit: Interi është skuadra me mendje më evropiane në Itali

Trajneri i Brazilit dhe ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar vazhdimësinë dhe performancën e lartë të Interit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve. Ancelotti ka vlerësuar lartë skuadrën dhe drejtuesit e klubit, duke theksuar se përveç lojës të mirë, Interi po arrin edhe rezultate të qëndrueshme. “Interi është skuadra me mendjen më […] The post Trajneri i Brazilit: Interi është skuadra me mendje më evropiane në Itali appeared first on Sinjali.

Trajneri i Brazilit: Interi është skuadra me mendje më evropiane në Itali

Trajneri i Brazilit dhe ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar vazhdimësinë dhe performancën e lartë të Interit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Ancelotti ka vlerësuar lartë skuadrën dhe drejtuesit e klubit, duke theksuar se përveç lojës të mirë, Interi po arrin edhe rezultate të qëndrueshme.

“Interi është skuadra me mendjen më evropiane që kemi: po luan shumë mirë në Ligën e Kampionëve, ku ka fituar çdo ndeshje dhe vjen nga dy finale në tre vjet. Po e ruan nivelin e tij me qëndrueshmëri të madhe. Marotta është vërtet një president i aftë dhe ka bërë një punë të shkëlqyer”, ka thënë Ancelotti.

Ai ka komentuar gjithashtu derbin e Milanos pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, duke e parashikuar si një garë të fortë dhe duke zgjedhur Interin dhe Napolin si favoritë për Scudetto këtë sezon.

“Është shumë e ekuilibruar Serie A. Interi e ka ruajtur strukturën e tij dhe Chivu po ndjek shembullin e Inzaghit. Interi është një ekip shumë i fortë, si Milani. Kjo është arsyeja pse pres një ndeshje të fortë”, shtoi trajneri italian.

Për kandidatët potencialë për Scudetto, Ancelotti tha: “Interi dhe Napoli, të cilët kanë pësuar disa humbje të tepërta, por janë ende atje. Dhe pastaj Roma, Milani dhe Juventusi do të luajnë deri në fund”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trajneri i Brazilit: Interi është skuadra me mendje më evropiane në Itali appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0