Tentim-vrasje në oborrin e shkollës në Podujevë – i dyshuar nxënësi, viktimat me lëndime të rënda
Një incident i rëndë ka ndodhur më 18 nëntor 2025 në oborrin e shkollës së mesme “Aleksandër Xhuvani” në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku një i mitur ka sulmuar dy bashkëmoshatarë, duke krijuar dyshim të bazuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Sipas burimeve nga strukturat e afërta me hetimin, i dyshuari E.C., rreth […] The post Tentim-vrasje në oborrin e shkollës në Podujevë – i dyshuar nxënësi, viktimat me lëndime të rënda appeared first on Sinjali.
Një incident i rëndë ka ndodhur më 18 nëntor 2025 në oborrin e shkollës së mesme “Aleksandër Xhuvani” në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku një i mitur ka sulmuar dy bashkëmoshatarë, duke krijuar dyshim të bazuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Sipas burimeve nga strukturat e afërta me hetimin, i dyshuari E.C., rreth 16-vjeçar dyshohet se ka sulmuar dhe plagosur G.S., rreth 16-vjeçar dhe A.B., rreth 17-vjeçar në rrethana që po trajtohen si jashtëzakonisht serioze nga organet e drejtësisë.
Prokurorja kujdestare për të mitur, përveç veprës “Vrasje në tentativë”, ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet edhe rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armës”.
Rasti tashmë është transferuar në NHP, ndërsa viktimat do të intervistohen ditëve në vijim për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Tentim-vrasje në oborrin e shkollës në Podujevë – i dyshuar nxënësi, viktimat me lëndime të rënda appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0