Komuna e Mitrovicës mban seancë për zgjedhjen e kryesuesit sonte në 21:30, arsye e “urgjencës” afati ligjor
Sonte në ora 21:30 mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Mitrovicës, në rend dite janë dy pika; Betimi i anëtarit të Kuvendit, Arian Tahiri dhe Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës. Kjo seancë po mbahet me orar të “parregullt”, meqë e njejta pritej të mbahej nesër duke filluar nga ora 10:00. Siç raportohet, […] The post Komuna e Mitrovicës mban seancë për zgjedhjen e kryesuesit sonte në 21:30, arsye e “urgjencës” afati ligjor appeared first on Sinjali.
Sonte në ora 21:30 mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Mitrovicës, në rend dite janë dy pika; Betimi i anëtarit të Kuvendit, Arian Tahiri dhe Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
Kjo seancë po mbahet me orar të “parregullt”, meqë e njejta pritej të mbahej nesër duke filluar nga ora 10:00.
Siç raportohet, arsyeja e ndryshimit të datës lidhet me zbatimin e nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale; nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 52, paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Mitrovicës e cila parasheh mbajtjen e kësaj seance jo më larg se një muaj pas seancës konstituive e cila ishte mbajtur me 12 dhjetor 2025.
Bazuar në këtë zhvillim, duket se data e thirrjes së seancës ishte llogaritur gabim, rrjedhimisht afati ligjor, andaj e njejta është thirrur për sonte në ora 21:30.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Komuna e Mitrovicës mban seancë për zgjedhjen e kryesuesit sonte në 21:30, arsye e “urgjencës” afati ligjor appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0