Simeone drejt largimit, Atletico “e ka gjetur” pasardhësin

Mbetja jashtë Kupave të Evropës dhe 10 pikët distancë me vendin e parë në kampionat mund të sjell një revolucion të vërtetë të Atletico Madrid. Klubi kryeqytetas synon të jetë më konkurrues në garat ku merr pjesë, por ky fillim-sezon ka rezultuar jo ai që pritej. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit janë gati për të bërë […] The post Simeone drejt largimit, Atletico “e ka gjetur” pasardhësin appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Simeone drejt largimit, Atletico “e ka gjetur” pasardhësin

Mbetja jashtë Kupave të Evropës dhe 10 pikët distancë me vendin e parë në kampionat mund të sjell një revolucion të vërtetë të Atletico Madrid. Klubi kryeqytetas synon të jetë më konkurrues në garat ku merr pjesë, por ky fillim-sezon ka rezultuar jo ai që pritej.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit janë gati për të bërë ndryshime radikale në skuadër. I pari që do të largohej do ishte trajneri aktual, Diego Simeone.

Epoka e argjentinasit mendohet se ka përfunduar dhe në ekip pritet të implementohet një frymë e re. Për këtë fakt, drejtuesit kanë nisur punën për të gjetur edhe pasuesin e tij. Emri më i lakuar aktualisht është ai i trajnerit të kombëtares spanjolle, Luis Enrique.

Tekniku gjendet në pole-position për të marrë bankinën e Atletico Madrid nëse largohet Simeone, gjithsesi, vendimtare do të jetë ecuria e kombëtares iberike në Kupën e Botës së Katarit.

Simeone mori drejtimin e skuadrës madrilene në 23 dhjetor 2011, duke e drejtuar në 597 ndeshje, për të koleksionuar 349 fitore, 140 barazime dhe 108 humbje. Nën drejtimin e tij, Atletico ka fituar dy kampionate spanjolle, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë, ndërsa në arenën evropiane, spanjollët fituan dy Europa League e dy Superkupa, teksa janë dy herë finalistë të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com

The post Simeone drejt largimit, Atletico “e ka gjetur” pasardhësin appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0