Produktet e Kosovës së shpejti me barkoda ndërkombëtare
Barkodat ndërkombëtare do të jenë së shpejti realitet për produktet e Kosovës, njofton Oda Ekonomike e Kosovës (OEK). Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu, ku është diskutuar për hapat përfundimtarë drejt anëtarësimit të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1. Gjatë takimit, Rafuna ka […] The post Produktet e Kosovës së shpejti me barkoda ndërkombëtare appeared first on Sinjali.
Barkodat ndërkombëtare do të jenë së shpejti realitet për produktet e Kosovës, njofton Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).
Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu, ku është diskutuar për hapat përfundimtarë drejt anëtarësimit të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1.
Gjatë takimit, Rafuna ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës, proces që do të mundësojë identifikim dhe njohje globale të produkteve vendore.
Falë këtij bashkëpunimi, GS1 Kosova pritet të fillojë së shpejti lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve kosovare për praninë dhe konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.
Ky zhvillim pritet të rrisë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve të Kosovës, duke sjellë përfitime si për konsumatorët vendorë, ashtu edhe për ata jashtë vendit.
Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur falënderim të veçantë për GS1 Turqinë dhe Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Produktet e Kosovës së shpejti me barkoda ndërkombëtare appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0