Pasiguri| Këmbësori pëson lëndime të rënda pasi goditet në vendkalim në Prizren – shoferi ndalohet nga policia
Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar dje në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku një këmbësor ka mbetur me lëndime serioze pasi është goditur nga një automjet në vendkalimin e shënuar, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rreth orës 17:30, i dyshuari Aedonis Cakaj, […] The post Pasiguri| Këmbësori pëson lëndime të rënda pasi goditet në vendkalim në Prizren – shoferi ndalohet nga policia appeared first on Sinjali.
Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar dje në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku një këmbësor ka mbetur me lëndime serioze pasi është goditur nga një automjet në vendkalimin e shënuar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rreth orës 17:30, i dyshuari Aedonis Cakaj, 23 vjeçar, teksa po qarkullonte me një Renault Clio në drejtim të lagjes Dardania, nuk ka respektuar përparësinë e këmbësorit në vendkalim, afër Qendrës Sportive. Q. V. (1948) kishte filluar të kalonte rrugën nga ana e majtë, kur është goditur nga pjesa e përparme e djathtë e automjetit.
Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime të rënda në kokë, është trajtuar fillimisht në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është transferuar me urgjencë në QKUK – Prishtinë për trajtim të specializuar, shkruan Sinjali.
Prokurori kujdestar në Prizren është njoftuar menjëherë për rastin dhe, me urdhër të tij, shoferi i automjetit është ndaluar në Qendrën e Ndalimit të Policisë. Rasti është iniciuar dhe po hetohet më tej nga njësitë kompetente.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Pasiguri| Këmbësori pëson lëndime të rënda pasi goditet në vendkalim në Prizren – shoferi ndalohet nga policia appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0