Pas triumfit historik, Hoxha: Ky sukses është për gjithë shqiptarët në botë

Arbër Hoxha ka reaguar pas fitores 0-1 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Andorrës, një triumf i rëndësishëm për objektivat e kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026. Në prononcimin për “DigitAlb”, mesfushori u shpreh se sfida ishte më e vështirë nga sa pritej, por ekipi arriti të reagojë në kohë:“Ishte një ndeshje e vështirë, e […] The post Pas triumfit historik, Hoxha: Ky sukses është për gjithë shqiptarët në botë appeared first on Sinjali.

Pas triumfit historik, Hoxha: Ky sukses është për gjithë shqiptarët në botë

Arbër Hoxha ka reaguar pas fitores 0-1 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Andorrës, një triumf i rëndësishëm për objektivat e kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026.

Në prononcimin për “DigitAlb”, mesfushori u shpreh se sfida ishte më e vështirë nga sa pritej, por ekipi arriti të reagojë në kohë:“Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që Andorra do të luante kështu. Për fat të mirë, në pjesën e dytë e ndryshuam impaktin e lojës dhe morëm 3 pikët,” tha Hoxha.

Ai u ndal edhe te forma e tij dhe dëshira për të qenë titullar në ndeshjet vendimtare:

“Gjithmonë është kënaqësi të jem këtu. Trajneri vendos sa do të luaj. Unë jam gati, te klubi luaj çdo tre ditë dhe kam ritmin e lojës. Normalisht, do të doja të isha edhe ndaj Anglisë.”

Mesfushori shtoi se fitoren ia dedikon tifozëve shqiptarë kudo në botë:

“Ia dedikoj këtë sukses gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe atyre që kishin marrë rrugë të largët për të qenë sot në stadium,”përfundoi Hoxha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas triumfit historik, Hoxha: Ky sukses është për gjithë shqiptarët në botë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0