Një ditë para ndeshjes me helvetikët, dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit

Vetëm një ditë na ndan nga ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës. Pas ndeshjes vendimtare për play-off, asaj ndaj Sllovenisë që përfundoi me fitore, “dardanët” neser i kthehen prapë sfidës. Dardanët dhe zviceranët do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Kosova në […] The post Një ditë para ndeshjes me helvetikët, dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit appeared first on Sinjali.

Një ditë para ndeshjes me helvetikët, dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit

Vetëm një ditë na ndan nga ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës.

Pas ndeshjes vendimtare për play-off, asaj ndaj Sllovenisë që përfundoi me fitore, “dardanët” neser i kthehen prapë sfidës.

Dardanët dhe zviceranët do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kosova në duel me Zvicrën, vjen pas fitores historike kundër Sllovenisë (2-0), duke siguruar ‘play-off-in’ e Botërorit të ardhshëm, derisa zviceranët pothuajse tashmë kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Sipas FFK-së, kombëtarja jonë stërvitjen do ta mbajë në ‘Fadil Vokrri’, derisa konferenca për media e kombëtares sonë, do të mbahet në orën 12:45.

Ndërkaq, konferenca e Zvicrës mbahet në orën 15:45, kurse, zviceranët stërvitjen e mbajnë në orën 17:00.

Të gjitha aktivitetet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një ditë para ndeshjes me helvetikët, dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0