NISMA garon e vetme, Limaj thotë se bashkimi me PDK-në bëhet në Parlament
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse partia e tij e kalon pragun, e për të cilin është i bindur se do të ndodhë në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor, atëherë në Parlamentin e Kosovës do të arrijë bashkimin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se […] The post NISMA garon e vetme, Limaj thotë se bashkimi me PDK-në bëhet në Parlament appeared first on Sinjali.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse partia e tij e kalon pragun, e për të cilin është i bindur se do të ndodhë në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor, atëherë në Parlamentin e Kosovës do të arrijë bashkimin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se këtë bashkim ia kanë kërkuar shumë.
“Askush nuk na ndal bashkimin në Parlament”, ka thënë Limaj në konferencë për media. Ai ka thënë se bashkimi është penguar para zgjedhjeve.
Ai ka thënë se NISMA me 15 mijë vota më tepër se që i ka do të ketë 6 deputetë.
Limaj ka thënë se NISMA do të garojë me 110 kandidatë dhe thotë se ndryshimi është i nevojshëm.
“Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita”, tha Limaj. “Qeverisja ndryshon vetëm nëse NISMA futet në Parlament e formohet ai grupi i madh parlamentar i PDK-së”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post NISMA garon e vetme, Limaj thotë se bashkimi me PDK-në bëhet në Parlament appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0