Napoli fiton derbin e Italisë, luajnë Rrahmani e Zhegrova
Napoli e ka fituar derbin e Italisë të dielën mbrëma. Kampioni i Italisë, Napoli, mposhti Juventusin me rezultat 2:1, në ndeshjen që i takoi xhiros së 14-të të elitës së futbollit italian. Dy golat e fitores për Napolin i shënoi sulmuesi danez, Rasmus Hojlund. Ai realizoi fillimisht për epërsinë 1:0 në minutën e 7-të, kurse […] The post Napoli fiton derbin e Italisë, luajnë Rrahmani e Zhegrova appeared first on Sinjali.
Napoli e ka fituar derbin e Italisë të dielën mbrëma.
Kampioni i Italisë, Napoli, mposhti Juventusin me rezultat 2:1, në ndeshjen që i takoi xhiros së 14-të të elitës së futbollit italian.
Dy golat e fitores për Napolin i shënoi sulmuesi danez, Rasmus Hojlund. Ai realizoi fillimisht për epërsinë 1:0 në minutën e 7-të, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 78-të për 2:1.
Golin e vetëm për mysafirët e realizoi turku Kenan Yildiz.
Te Napoli deri në fund të ndeshjes luajti kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, kurse sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 82-të te Juventusi që zë vendi ne shtatë me 23 pikë.
Me fitore, Napoli është bërë lider me 31 pikë. Interi është në vendin e dytë me një pikë më pak, kurse Milani në pozitën e tretë me 28 pikë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Napoli fiton derbin e Italisë, luajnë Rrahmani e Zhegrova appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0