Lushtaku emëron Fadil Nurën nënkryetar komune

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pasi ka marrë detyrën e kryetarit, ka marrë vendimin e parë të tij. Ai ditën e sotme ka emëruar Fadil Nurën si nënkryetar të Skenderajt. Lushtaku e ka quajtur Nurën si një mik dhe bashkëpunëtor prej vitesh. “Me bashkëpunimin tonë shumëvjeçar, me përvojën dhe profesionalizmin që […] The post Lushtaku emëron Fadil Nurën nënkryetar komune appeared first on Sinjali.

Lushtaku emëron Fadil Nurën nënkryetar komune

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pasi ka marrë detyrën e kryetarit, ka marrë vendimin e parë të tij.

Ai ditën e sotme ka emëruar Fadil Nurën si nënkryetar të Skenderajt.

Lushtaku e ka quajtur Nurën si një mik dhe bashkëpunëtor prej vitesh.

“Me bashkëpunimin tonë shumëvjeçar, me përvojën dhe profesionalizmin që e ka dëshmuar në çdo detyrë, jam i bindur se do të punojmë krah për krah, për t’i çuar përpara projektet që i kemi nisur gjatë mandatit të Fadilit si kryetar komune, për t’u ofruar qytetarëve punë të ndershme e rezultate konkrete!”, shkroi ai në një postim shpërndarë së fundmi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë:

Me vendimin tim të parë si kryetar i komunës së Skenderajt, kam emëruar Fadil Nurën nënkryetar komune, një mik e bashkëpuntor i imi për vite me radhë.

Me bashkëpunimin tonë shumëvjeçar, me përvojën dhe profesionalizmin që e ka dëshmuar në çdo detyrë, jam i bindur se do të punojmë krah për krah, për t’i çuar përpara projektet që i kemi nisur gjatë mandatit të Fadilit si kryetar komune, për t’u ofruar qytetarëve punë të ndershme e rezultate konkrete!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lushtaku emëron Fadil Nurën nënkryetar komune appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0