Leonora Jakupi shpërthen ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, këngëtarja Leonora Jakupi, ka reaguar ashpër ndaj banores Dolce gjatë diskutimeve në shtëpi, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes. Reagimi i Jakupit erdhi pas situatës së krijuar mes Limit dhe Dolces, si dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës. Ajo e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj […] The post Leonora Jakupi shpërthen ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi appeared first on Sinjali.

Leonora Jakupi shpërthen ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, këngëtarja Leonora Jakupi, ka reaguar ashpër ndaj banores Dolce gjatë diskutimeve në shtëpi, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes.

Reagimi i Jakupit erdhi pas situatës së krijuar mes Limit dhe Dolces, si dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës. Ajo e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj Albës, e cila po përballej me faktin se ish-partneri i saj kishte krijuar një lidhje të re brenda shtëpisë, para syve të saj.

Leonora Jakupi theksoi përgjegjësinë emocionale që, sipas saj, banorët duhet ta kenë ndaj njëri-tjetrit në një ambient të mbyllur si BBVK. Megjithatë, deklaratat e saj u bënë edhe më të forta kur u shpreh me ironi ndaj Dolces: “Ti i zë meshkujt në shtëpi më shpesh se sa më zë mua gjumi”.

Kjo deklaratë nxiti menjëherë reagimin e Dolces, e cila e quajti të patolerueshme një qasje të tillë nga një opinioniste, duke theksuar se nuk ishte e drejtë të trajtohej në këtë mënyrë nga dikush që ka rolin e analizueses dhe këshillueses brenda spektaklit.

Situata shkaktoi debat të gjerë mes banorëve dhe reagime të shumta nga publiku, duke u shndërruar në një nga momentet më të komentuara të javës në Big Brother VIP Kosova 4.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Leonora Jakupi shpërthen ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0