Kryediplomati gjerman: Zgjerimi i BE-së, urgjencë gjeopolitike – Kosova sa më shpejtë të ketë qeveri
Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media ku ka theksuar rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si “një urgjencë gjeopolitike”. Wadephul ka deklaruar se procesi i zgjerimit të BE-së ka hyrë në një fazë të re dhe më të favorshme, ndërsa ka […] The post Kryediplomati gjerman: Zgjerimi i BE-së, urgjencë gjeopolitike – Kosova sa më shpejtë të ketë qeveri appeared first on Sinjali.
Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media ku ka theksuar rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si “një urgjencë gjeopolitike”.
Wadephul ka deklaruar se procesi i zgjerimit të BE-së ka hyrë në një fazë të re dhe më të favorshme, ndërsa ka vlerësuar zhvillimet në Kosovë që nga përfundimi i luftës e deri te shpallja e pavarësisë.
“Zgjerimi i BE’së është një urgjencë gjeopolitike. Për herë të parë prej shumë vitesh ka një perspektivë realiste. Zhvillimi i Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe nga pavarësia është një histori e vërtetë suksesi. Për shumëkënd në rajon, Kosova është simbol i demokracisë dhe i një shoqërie të fortë civile, në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet që sa më shpejtë të ketë një qeveri të aftë për veprim si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, ka thënë ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Kryediplomati gjerman: Zgjerimi i BE-së, urgjencë gjeopolitike – Kosova sa më shpejtë të ketë qeveri appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0