“Kriminelë e vrasës”, Kusari kundër gjuhës së Kurteshit: S’duhet toleruar, gazetarët s’janë vrasës me pagesë
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas deklaratave të ashpra të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, i cili e quajti Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) “aleancë të grupeve kriminale”. Në reagimin e saj, Kusari thekson se AGK nuk është një grup kriminal, por një organizatë profesionale, e fuqishme dhe me reputacion të jashtëzakonshëm […] The post “Kriminelë e vrasës”, Kusari kundër gjuhës së Kurteshit: S’duhet toleruar, gazetarët s’janë vrasës me pagesë appeared first on Sinjali.
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas deklaratave të ashpra të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, i cili e quajti Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) “aleancë të grupeve kriminale”.
Në reagimin e saj, Kusari thekson se AGK nuk është një grup kriminal, por një organizatë profesionale, e fuqishme dhe me reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar në mbrojtjen e gazetarëve.
Ajo shton se gazetarët nuk janë “vrasës me pagesë”, por profesionistë që kanë për obligim të mbajnë pushtetin përgjegjës.
“Kjo gjuhë e rrezikshme dhe kërcënuese nuk i dëmton gazetarët e as mediat, por cenon besueshmërinë e institucioneve dhe shtetit. Ehat Miftaraj dhe IKD-ja nuk e dëmtojnë vendin, por i shërbejnë atij”, tha Kusari.
Ajo gjithashtu kritikon Vetëvendosjen, duke thënë se partia ka ndërtuar një kulturë të denigrimit dhe nxitjes së urrejtjes ndaj aktivistëve, gazetarëve dhe mediave.
Kusari u bën thirrje qytetarëve dhe ndjekësve të mediave që të mos bien pre e strategjive për të portretizuar median dhe aktivistët si armiq të shtetit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post “Kriminelë e vrasës”, Kusari kundër gjuhës së Kurteshit: S’duhet toleruar, gazetarët s’janë vrasës me pagesë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0