Krasniqi për Hamzën: PDK zgjodhi udhëheqës me integritet – e ka dëshmuar veten në çdo detyrë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur se kjo parti sot ka zgjedhur një udhëheqës me integritet, dije, përkushtim dhe rezultate. Për Bedri Hamzën, ai tha se e ka dëshmuar vetën në çdo detyrë. “Sot, Partia Demokratike e Kosovës nisi kapitullin e saj të ri. Në të njëjtën sallë ku, para 1600 […] The post Krasniqi për Hamzën: PDK zgjodhi udhëheqës me integritet – e ka dëshmuar veten në çdo detyrë appeared first on Sinjali.

Krasniqi për Hamzën: PDK zgjodhi udhëheqës me integritet – e ka dëshmuar veten në çdo detyrë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur se kjo parti sot ka zgjedhur një udhëheqës me integritet, dije, përkushtim dhe rezultate.

Për Bedri Hamzën, ai tha se e ka dëshmuar vetën në çdo detyrë.

“Sot, Partia Demokratike e Kosovës nisi kapitullin e saj të ri. Në të njëjtën sallë ku, para 1600 ditësh, mora besimin për ta udhëhequr PDK-në, sot ia dorëzova këtë Kryetarit të ri të partisë, Bedri Hamzës. E bëra këtë jo si hap prapa, por si hap përpara për PDK-në”.

“PDK sot zgjodhi një udhëheqës me integritet, dije, përkushtim dhe rezultate. Një njeri që e njeh shtetin, e njeh ekonominë, e njeh përgjegjësinë. Një profesionist që e ka dëshmuar veten në çdo detyrë dhe që sot merr përsipër drejtimin e familjes sonë politike. Bedri Hamza do ta ketë mbështetjen time të plotë. Duhet ta ketë edhe tuajën. Sepse prej sot, ai është përfaqësimi, uniteti dhe forca e PDK-së”, u shpreh Krasniqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Krasniqi për Hamzën: PDK zgjodhi udhëheqës me integritet – e ka dëshmuar veten në çdo detyrë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0