Kosova-Zvicra, pjesa e parë mbyllet 0:0
Është mbyllur pjesa e parë 0:0 mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Zvicra e nisi më mirë ndeshjen, në dhjetë minutat e parë, duke pasur iniciativën, por pa krijuar diçka të rrezikshme. Më pas, Kosova e Franco Fodës e mori drejtimin e lojës në duar, duke krijuar dy raste shënimi. Fillimisht ishte Veldin […] The post Kosova-Zvicra, pjesa e parë mbyllet 0:0 appeared first on Sinjali.
Është mbyllur pjesa e parë 0:0 mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Zvicra e nisi më mirë ndeshjen, në dhjetë minutat e parë, duke pasur iniciativën, por pa krijuar diçka të rrezikshme.
Më pas, Kosova e Franco Fodës e mori drejtimin e lojës në duar, duke krijuar dy raste shënimi.
Fillimisht ishte Veldin Hodza që pati një goditje jo të mirë, të cilën e priti Gregor Kobel i Zvicrës.
Pak minuta më vonë, Kosova rrezikoi edhe përmes Vedat Muriqit, i cili goditi me kokë, por që goditja ishte jashtë portës.
Ndeshja e sontme po luhet në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve të rregullta për Botërorin e vitit 2026.
Momentalisht, Kosova ka 11 pikë, derisa Zvicra ka 14 sosh. Me këtë rezultat, Zvicra shkon në Botëror direkt, teksa Kosova – siç edhe dihej – do të shkojë në “play-offin” e Botërorit, që zhvillohet në muajin mars.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Kosova-Zvicra, pjesa e parë mbyllet 0:0 appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0