Konjufca veç 5 ditë kohë – A do t’ia propozojë Kuvendit qeverinë e re?

Mandatarit Glauk Konjufca i kanë mbetur edhe 5 ditë afat që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare. Nominimi i Konjufcës për kryeministër nuk ka ndryshuar qëndrimin e partive parlamentare. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka […] The post Konjufca veç 5 ditë kohë – A do t’ia propozojë Kuvendit qeverinë e re? appeared first on Sinjali.

Konjufca veç 5 ditë kohë – A do t’ia propozojë Kuvendit qeverinë e re?

Mandatarit Glauk Konjufca i kanë mbetur edhe 5 ditë afat që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare. Nominimi i Konjufcës për kryeministër nuk ka ndryshuar qëndrimin e partive parlamentare.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Ndonëse, që ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare që t’i lënë anash inatet partiake dhe të votojnë për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit të ardhshëm, kur i skadon mandati presidentes aktuale Vjosa Osmani, deri më tani askush nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do ta mbështesë këtë ide.

Nominimi i Glauk Konjufcës për kryeministër nga Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrimin e partive parlamentare.

Partia Demokratike , Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, e kanë bërë publik qëndrimin se nuk do ta mbështesin një qeveri të udhëhequr nga Konjufca dhe kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, ka nënvizuar se Konjufca nuk i ka numrat dhe se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, u deklarua se çështja e mandatarit të ri është veç taktikë për blerje të kohës nga Vetëvendosje.

Ndërkaq kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka bërë publike se është kontaktuar nga zyra e Konjufcës për takim por nuk ka pranuar, meqë sipas tij, nuk ka pasur ndonjë propozim serioz.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Konjufca veç 5 ditë kohë – A do t’ia propozojë Kuvendit qeverinë e re? appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0