Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari me urdhër aktiv për narkotikë

Njësia patrulluese në Fushë Kosovë ka realizuar një urdhër arresti mbrëmjen e së premtes, pas identifikimit të një personi të kërkuar nga Gjykata. Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 23:30 të ditës së djeshme, policia ka hasur në Ardit Sekiraqa në Parkun e Qytetit “Adem Jashari”, në Fushë Kosovë. Pas verifikimit në sistemin SIPK, ka […] The post Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari me urdhër aktiv për narkotikë appeared first on Sinjali.

Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari me urdhër aktiv për narkotikë

Njësia patrulluese në Fushë Kosovë ka realizuar një urdhër arresti mbrëmjen e së premtes, pas identifikimit të një personi të kërkuar nga Gjykata.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 23:30 të ditës së djeshme, policia ka hasur në Ardit Sekiraqa në Parkun e Qytetit “Adem Jashari”, në Fushë Kosovë.

Pas verifikimit në sistemin SIPK, ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër aktiv arresti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I dyshuari është ndaluar në vendngjarje dhe, me vendim të organeve kompetente, është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë – Hajvali për të vuajtur dënimin.

Rasti është mbyllur me realizimin e urdhëresës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari me urdhër aktiv për narkotikë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0