Konfirmohet, takimi në Bruksel zhvillohet sot pasdite

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të enjten duke filluar nga ora 14:00 do të mbajë takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media. “Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i mbështetur nga […] The post Konfirmohet, takimi në Bruksel zhvillohet sot pasdite appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Konfirmohet, takimi në Bruksel zhvillohet sot pasdite

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të enjten duke filluar nga ora 14:00 do të mbajë takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media.

“Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të presë sot një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e rrugëdaljes për uljen e tensioneve të tashme, në mënyrë që [palët] të kthehen në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, në veçanti të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Pas takimit do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

The post Konfirmohet, takimi në Bruksel zhvillohet sot pasdite appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0