Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë listën e nominimeve për çmimet ‘Grammy 2026’

Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kanë marrë më së shumti nominime për çmimet prestigjioze “Grammy 2026”, ndërsa për herë të parë zhanri K-Pop ka depërtuar në kategorinë e njohur “Kënga e vitit”. Për të dytin vit radhazi, reperi Lamar kryeson listën me nëntë nominime, përfshirë edhe atë për “Albumin e Vitit” me projektin GNX. Edhe […] The post Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë listën e nominimeve për çmimet ‘Grammy 2026’ appeared first on Sinjali.

Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë listën e nominimeve për çmimet ‘Grammy 2026’

Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kanë marrë më së shumti nominime për çmimet prestigjioze “Grammy 2026”, ndërsa për herë të parë zhanri K-Pop ka depërtuar në kategorinë e njohur “Kënga e vitit”.

Për të dytin vit radhazi, reperi Lamar kryeson listën me nëntë nominime, përfshirë edhe atë për “Albumin e Vitit” me projektin GNX.

Edhe Lady Gaga është nominuar për çmimin kryesor me albumin Mayhem, një rikthim te rrënjët e saj elektro-pop dhe një projekt që eksploron historinë e saj artistike. Ajo ka gjithsej shtatë nominime.

Në një zhvillim historik për industrinë muzikore, dy këngë të K-Pop janë përfshirë për herë të parë në garën për “Këngën e Vitit”: bashkëpunimi Rosé dhe Bruno Mars me hitin APT, dhe Golden nga Hunter/x, kënga kryesore e filmit të animuar të Netflixit K-Pop Demon Hunters.

Të dy artistët, Gaga dhe Lamar, kanë pasur nga pesë nominime të mëparshme për “Albumin e Vitit”, por asnjëri nuk e ka fituar ende gramofonin e artë në këtë kategori.

Nëse Lamar fiton, GNX do të bëhej albumi i parë rep që merr çmimin kryesor që nga Speakerboxxx/The Love Below i Outkast në vitin 2004. Ai do të përballet me konkurrencë të fortë nga Tyler, The Creator me albumin e tij eksperimental Chromakopia dhe nga dyshja e rikthyer Clipse me projektin Let God Sort Em Out — publikimi i tyre i parë që nga viti 2009.

Kjo është hera e parë në historinë e Grammy-ve që tre albume rep përfshihen në listën e shkurtër për “Albumin e Vitit”.

Në mesin e të nominuarve është edhe ylli portorikan Bad Bunny, i cili pritet të jetë performuesi kryesor në Super Bowl 2026. Ai është nominuar për albumin Debí Tirar Más Fotos.

Ky është vetëm rasti i dytë që një album plotësisht në gjuhën spanjolle nominohet për “Albumin e Vitit” – i pari ishte Un Verano Sin Ti i vetë Bad Bunnyt në vitin 2022.

Ndërkohë, për herë të parë që nga viti 2006, Taylor Swift nuk është nominuar në asnjë kategori.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy 2026” do të mbahet më 1 shkurt në Los Angeles.

Kush ka më shumë nominime?

Kendrick Lamar – 9

Lady Gaga – 7

Bad Bunny, Sabrina Carpenter, Leon Thomas – 6

Kënga e Vitit

Lady Gaga – Abracadabra

Doechii – Anxiety

Rosé & Bruno Mars – APT

Bad Bunny – DtMF

Hunter/x – Golden

Kendrick Lamar feat. SZA – Luther

Sabrina Carpenter – Manchild

Billie Eilish – Wildflower

Regjistrimi i Vitit (Kënga më e mirë për performancë dhe prodhim)

Bad Bunny – DtMF

Sabrina Carpenter – Manchild

Doechii – Anxiety

Billie Eilish – Wildflower

Lady Gaga – Abracadabra

Kendrick Lamar feat. SZA – Luther

Chappell Roan – The Subway

Rosé & Bruno Mars – APT

Albumi i Vitit

Bad Bunny – Debí Tirar Más Fotos

Justin Bieber – Swag

Sabrina Carpenter – Man’s Best Friend

Clipse – Let God Sort Em Out

Lady Gaga – Mayhem

Kendrick Lamar – GNX

Leon Thomas – Mutt

Tyler, The Creator – Chromakopia

Artisti i Ri më i Mirë

Olivia Dean

Katseye

The Marias

Addison Rae

Sombr

Leon Thomas

Alex Warren

Lola Young

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë listën e nominimeve për çmimet ‘Grammy 2026’ appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0