I riu nga Prishtina arrestohet në qendër të qytetit, rezulton me urdhër aktiv për “Detyrim në tentativë”
Një 20-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në qendër të Prishtinës, pasi ka rezultuar me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Sipas burimeve të besueshme, rasti është regjistruar më 13 nëntor 2025, rreth orës 19:00, në rrugën “Rexhep Luci”. Gjatë kontrollit të rregullt, njësitet policore kanë hasur personin Ali Krasniqi, rreth 20-vjeçar, i […] The post I riu nga Prishtina arrestohet në qendër të qytetit, rezulton me urdhër aktiv për “Detyrim në tentativë” appeared first on Sinjali.
Një 20-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në qendër të Prishtinës, pasi ka rezultuar me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Sipas burimeve të besueshme, rasti është regjistruar më 13 nëntor 2025, rreth orës 19:00, në rrugën “Rexhep Luci”. Gjatë kontrollit të rregullt, njësitet policore kanë hasur personin Ali Krasniqi, rreth 20-vjeçar, i cili pas verifikimit ka rezultuar se kërkohej me urdhër të formës së prerë nga gjykata për veprën penale “Detyrimi në tentativë”.
Sipas vendimit të gjykatës, personi është i dënuar me: 6 muaj burgim, dhe gjobë prej 500 euro, e cila, në rast të mospagesës, zëvendësohet me 25 ditë burgim.
I arrestuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.
Rasti është mbyllur si Realizim i Urdhëresës së Gjykatës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post I riu nga Prishtina arrestohet në qendër të qytetit, rezulton me urdhër aktiv për “Detyrim në tentativë” appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0