Haradinaj: Propozuam 21 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve, pas tyre s’e tolerojmë bllokimin e institucioneve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, datat e propozuara për zgjedhje janë 21 dhe 28 dhjetor. “Duke qenë se është humbur shumë kohë, duke qenë se ka shumë akumulime të temave buxhetore, kemi propozuar që dita […] The post Haradinaj: Propozuam 21 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve, pas tyre s’e tolerojmë bllokimin e institucioneve appeared first on Sinjali.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, datat e propozuara për zgjedhje janë 21 dhe 28 dhjetor.
“Duke qenë se është humbur shumë kohë, duke qenë se ka shumë akumulime të temave buxhetore, kemi propozuar që dita e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetor. Mendojmë se në këtë mënyrë do ta fitojmë një javë kohë për vazhdimet buxhetore. Qeveria e Kosovës mund të marrë vendime për të përmbushur disa detyrime buxhetore që i ka si ndaj RTK-së edhe ndaj palëve tjera. Periudha e para vitit të ri, sepse pushteti po kërkon 28 dhjetorin, kjo periudhë është për familjen dhe është një arrogancë nga politika që me u shpall zgjedhjet më 28 dhjetor”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar se AAK do të shkojë e vetme në zgjedhje dhe se janë të gatshme për to.
Ai gjithashtu theksoi se nuk do të ketë tolerancë për askënd që pengon krijimin e institucioneve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Haradinaj: Propozuam 21 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve, pas tyre s’e tolerojmë bllokimin e institucioneve appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0