Google investon miliarda për qendra të dhënash në Gjermani
Prej disa ditësh pritej me interes të madh lajmi: Google do të investojë miliarda në infrastrukturën digjitale në Gjermani. Çështja ishte: Ku do të shkojnë këto para dhe për çfarë konkretisht? Pasditen e 11 nëntorit sipërmarrja e teknologjisë nga Kalifornia shpalli lajmin e shumëpritur. Në konferencën e shtypit në Berlin shefi i Google në Gjermani, Philipp Justus, […] The post Google investon miliarda për qendra të dhënash në Gjermani appeared first on Sinjali.
Prej disa ditësh pritej me interes të madh lajmi: Google do të investojë miliarda në infrastrukturën digjitale në Gjermani. Çështja ishte: Ku do të shkojnë këto para dhe për çfarë konkretisht? Pasditen e 11 nëntorit sipërmarrja e teknologjisë nga Kalifornia shpalli lajmin e shumëpritur.
Në konferencën e shtypit në Berlin shefi i Google në Gjermani, Philipp Justus, deklaroi se kompania në katër vitet e ardhshme do të investojë 5,5 miliardë euro në vend. Kjo përfshin ndërtimin e një qendre të re të dhënash në qytetin Dietzenbach në landin e Hesenit. Po ashtu do të zgjerohen edhe qendrat ekzistuese në Mynih, në Frankfurt dhe në Berlin.
Qeveria gjermane reagoi mjaft e kënaqur: “Ne duam ta kthejmë Gjermaninë në një zonë lider për qendrat e të dhënave në Europë”, i deklaroi agjencisë Reuters ministri i Digjitalizimit, Karsten Wildberger.
Ministrja e Shkencave Dorothee Bär nga Partia Kristiansociale planet e Google për investime i vlerëson si një dëshmi, që Gjermania është një zonë tërheqëse ekonomike. Angazhimi i Google sjell “rritje ekonomike duke shtuar edhe vlerën për vendin tonë”.
Këto plane të Google i vlerësoi edhe ministri socialdemokrat i Financave dhe Zëvendëskancelari Lars Klingbeil: “Eshtë pikërisht kjo, për çfarë kemi nevojë tani.” Klingbeil i tha më tej agjencisë së lajmeve dpa, se një plan i tillë është “një investim i vërtetë për të ardhmen në fushën e inovacionit, inteligjencës artificiale, transformimit neutral ndaj klimës dhe vendeve të ardhshme të punës në Gjermani”. Google pati deklaruar, se investimet “deri më 2029 do të sigurojnë çdo vit rreth 9000 vende pune në Gjermani”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Google investon miliarda për qendra të dhënash në Gjermani appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0