Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Ali Ahmeti: Dëshmia amerikane vërteton dlirësinë e UÇK-së

Java që po lëmë pas ishte goxha e rëndësishme sa i përket gjykimit të ish-krerëve të luftës në Kosovë dhe ish-liderëve politik.Për katër ditë radhazi në Hagë në anë të Thaçit dhe të tjerëve dëshmoi ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, e i radhës që pritet të dëshmoj është ish-gjenerali Wesley Clark. Kryetari i Bashkimit Demokratik për […] The post Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Ali Ahmeti: Dëshmia amerikane vërteton dlirësinë e UÇK-së appeared first on Sinjali.

Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Ali Ahmeti: Dëshmia amerikane vërteton dlirësinë e UÇK-së

Java që po lëmë pas ishte goxha e rëndësishme sa i përket gjykimit të ish-krerëve të luftës në Kosovë dhe ish-liderëve politik.
Për katër ditë radhazi në Hagë në anë të Thaçit dhe të tjerëve dëshmoi ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, e i radhës që pritet të dëshmoj është ish-gjenerali Wesley Clark.


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se dëshmia e përfaqësuesve amerikanë në Gjykatën Speciale në Hagë, konfirmon karakterin e pastër të luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë.

“Dëshmia amerikane në Hagë dëshmon dlirësinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë,” shkroi Ahmeti.

Ai theksoi se edhe Ambasadori Kristofer Hill, njohës i shkëlqyer i rajonit, gjatë dëshmisë së kësaj jave në Hagë konfirmoi që vetëm kryekrimineli Sllobodan Millosheviq e konsideronte UÇK-në si kriminele dhe askush tjetër.

Sipas Ahmetit, kjo mbështet deklaratat e vazhdueshme se “çlirimtarët tanë po gjykohen me akuzë të sajuar në Beograd me porosi nga Moska.”

“Pas këtyre konfirmimeve nga autoritetet e larta amerikane dhe pas asaj që do të prezentohet javën që vjen nga Gjenerali Vesli Kllark, mbetet vetëm vendimi përfundimtar meritor, liri për çlirimtarët!”, theksoi kreu i BDI-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Ali Ahmeti: Dëshmia amerikane vërteton dlirësinë e UÇK-së appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0