Gjendet pa shenja jete një 88-vjeçar në shtëpinë e tij në Bablak të Ferizajt

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Bablak të Ferizajt, ku një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Viktima është një 88-vjeçar. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajit, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 11:05.. “Më datë 18.11.2025, […] The post Gjendet pa shenja jete një 88-vjeçar në shtëpinë e tij në Bablak të Ferizajt appeared first on Sinjali.

Gjendet pa shenja jete një 88-vjeçar në shtëpinë e tij në Bablak të Ferizajt

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Bablak të Ferizajt, ku një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Viktima është një 88-vjeçar.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajit, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 11:05..

“Më datë 18.11.2025, rreth orës 11:05, policia është njoftuar se në fshatin Bablak të Ferizajt një person në shtëpinë e tij është pa ndjenja. Patrulla ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe brenda në shtëpi është gjetur personi pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar Ekipi i Emergjencës nga Ferizaj. Viktima është një mashkull, rreth 88 vjeç. Në vendngjarje kanë dalur njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat po merren me rastin. Për informacione të tjera, do të njoftoheni me raport vijues”, konfirmoi policia.

Ai tha se për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet pa shenja jete një 88-vjeçar në shtëpinë e tij në Bablak të Ferizajt appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0