Foda deklarohet pas arritjes së plejofit
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka lavdëruar futbollistët e tij për ndeshjen historike ndaj Sllovenisë, që Kosovës ia siguroi pjesëmarrjen në plejofin për Botërorin 2026. “Jam i lumtur për ekipin, për lojtarët. Kanë luajtur shumë mirë, të bashkuar. Do të përgatitemi për ndeshjen me Zvicrën. Shpresoj se do të fitojmë. Djemtë kanë luajtur ashtu siç […] The post Foda deklarohet pas arritjes së plejofit appeared first on Sinjali.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka lavdëruar futbollistët e tij për ndeshjen historike ndaj Sllovenisë, që Kosovës ia siguroi pjesëmarrjen në plejofin për Botërorin 2026.
“Jam i lumtur për ekipin, për lojtarët. Kanë luajtur shumë mirë, të bashkuar. Do të përgatitemi për ndeshjen me Zvicrën. Shpresoj se do të fitojmë. Djemtë kanë luajtur ashtu siç jemi përgatitur”, ka thënë ai pas ndeshjes.
Ai ka vlerësuar lartë tifozët e Kosovës.
“Nuk mund të them se atmosfera ishte më e mirë se në Prishtinë. Por atmosfera ishte fantastike. Jam falënderues për të gjithë që ishin të pranishëm. Unë dhe të gjithë në Federatën e Futbollit të Kosovës jemi falënderues dhe krenar për tifozët që i kemi pasur kudo që kemi luajtur. Jemi të lumtur që ata janë krenar me ekipin kombëtar”, ka thënë tutje ai.
Kosova këtë sukses e arriti pas fitores së madhe ndaj Sllovenisë në Lubjanë, 2:0.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Foda deklarohet pas arritjes së plejofit appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0