Eurodeputetja sllovene: Kosova gjithmonë po has në pengesa në rrugën drejt integrimit evropian

Eurodeputetja sllovene Irena Joveva deklaroi se për Kosovën ka gjithmonë pengesa kur vjen puna tek progresi për integrim. Ajo ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi mbetet një çështje kyçe dhe ka bërë thirrje që liderët e dy vendeve të zbatojnë marrëveshjet e arritura. Joveva, pjesë e Grupit “Ripërtëritja e Evropës” në Parlamentin Evropian, ka vënë në […] The post Eurodeputetja sllovene: Kosova gjithmonë po has në pengesa në rrugën drejt integrimit evropian appeared first on Sinjali.

Eurodeputetja sllovene: Kosova gjithmonë po has në pengesa në rrugën drejt integrimit evropian

Eurodeputetja sllovene Irena Joveva deklaroi se për Kosovën ka gjithmonë pengesa kur vjen puna tek progresi për integrim.

Ajo ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi mbetet një çështje kyçe dhe ka bërë thirrje që liderët e dy vendeve të zbatojnë marrëveshjet e arritura.

Joveva, pjesë e Grupit “Ripërtëritja e Evropës” në Parlamentin Evropian, ka vënë në dukje se, përkundër vështirësive mes dy vendeve, historia ka dëshmuar që çdo çështje mund të zgjidhet. Ajo po ashtu ka kërkuar që Bashkimi Evropian të qëndrojë në krye të detyrës.

“Ndoshta edhe Bashkimi Evropian mund të ndryshojë qasjen në këtë pikë. Po flas kryesisht për mënyrën e komunikimit. Në fakt, kam ndjesinë se Komisioni Evropian, konkretisht Komisionerja për Zgjerimin, znj. Kos, po bën një punë të mirë”, tha Joveva.

“Dhe besoj se kjo do të reflektohet edhe për Kosovën, herët a vonë. Pra, mendoj se qasja po ndryshon, sidomos nëse e krahasoj me komisionerin e mëparshëm nga Hungaria, i cili nuk ishte shembull i mirë as për komunikimin, as për veprimet”, shtoi ajo.

Në lidhje me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, Joveva ka vlerësuar se Shqipëria mund të shërbejë si “dritë në fund të tunelit” dhe si shpresë për vendet e tjera kandidate.

“Situatën në Ballkanin Perëndimor sot e shoh si një moment serioz për të shfrytëzuar vrullin e procesit të zgjerimit, për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe faktit që zgjerimi është, më në fund pas kaq shumë vitesh, shumë, shumë lart në agjendën e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

“Dhe unë me të vërtetë u bëj thirrje shteteve të rajonit dhe vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor që ta shfrytëzojnë këtë moment dhe të jenë sa më konstruktivë, sepse besoj fort, veçanërisht për Malin e Zi dhe Shqipërinë, se ato janë një lloj ‘drite në fund të tunelit’ edhe për vendet e tjera kandidate”, përfundoi eurodeputetja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Eurodeputetja sllovene: Kosova gjithmonë po has në pengesa në rrugën drejt integrimit evropian appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0