Ekskluzive | Zbulohen falsifikime dokumentesh dhe parash në Prishtinë – Arrestohen dy shtetas turq, sekuestrohen vula, armë dhe euro falso (EMRAT)

Një operacion i gjerë policor ka çuar në zbulimin e një skeme të organizuar të falsifikimit të dokumenteve dhe parasë në Prishtinë, ku dy shtetas të Turqisë janë arrestuar nën dyshimin për veprimtari kriminale serioze, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas informatave, më 14.10.2025 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia për Hetimin […] The post Ekskluzive | Zbulohen falsifikime dokumentesh dhe parash në Prishtinë – Arrestohen dy shtetas turq, sekuestrohen vula, armë dhe euro falso (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Zbulohen falsifikime dokumentesh dhe parash në Prishtinë – Arrestohen dy shtetas turq, sekuestrohen vula, armë dhe euro falso (EMRAT)

Një operacion i gjerë policor ka çuar në zbulimin e një skeme të organizuar të falsifikimit të dokumenteve dhe parasë në Prishtinë, ku dy shtetas të Turqisë janë arrestuar nën dyshimin për veprimtari kriminale serioze, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informatave, më 14.10.2025 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka siguruar të dhëna se disa persona po vepronin në mënyrë të organizuar për falsifikimin e dokumenteve, nën mbulesën e biznesit të regjistruar “Anatolia Express”, i cili funksiononte si zyrë ndërmjetësimi në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Dyshohet se kjo zyrë u shërbente shtetasve turq për pajisje me dokumente të falsifikuara, me qëllim aplikimin për leje të përkohshme qëndrimi në Republikën e Kosovës.

Dje, më 20.11.2025, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kontrolluar tre lokacione në Prishtinë, ku në flagrancë janë arrestuar dy të dyshuarit: Murat Demirtepe dhe Ihsan Kiliç. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme provash materiale.

Nga veprimet hetimore janë konfiskuar:
• 6 vula me përmbajtje të ndryshme, përfshirë edhe vulën e Konsulatës Turke në Prishtinë
• 1 armë zjarri – revole
• Dokumente të shumta të falsifikuara
• 4 telefona të mençur
• 2 llaptopë
• 5 kartëmonedha prej 50 euro
• 7 kartëmonedha prej 20 euro
• 671 monedha metalike të falsifikuara në apoen 2 euro, me vlerë totale 1,342 euro

Në cilësi dëshmitarësh janë intervistuar gjashtë shtetas të Turqisë, të cilët kanë deklaruar se dokumentet e tyre janë përgatitur pikërisht nga zyra “Anatolia Express” në Prishtinë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa përmes ILECU është njoftuar edhe Ambasada e Turqisë në Prishtinë lidhur me rastin.

Me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale: “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i parasë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa burimet janë të besueshme, nga strukturat e afërta me hetimin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Zbulohen falsifikime dokumentesh dhe parash në Prishtinë – Arrestohen dy shtetas turq, sekuestrohen vula, armë dhe euro falso (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0