Ekskluzive | Shtetasi gjerman kapet me kokainë dhe thikë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje për 48 orë (EMRI)
Një shtetas gjerman është arrestuar në orët e para të mëngjesit të 21.11.2025 në Prishtinë, pasi i është gjetur një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një mjet i mprehtë – thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku njësitet policore kanë ndaluar për kontroll […] The post Ekskluzive | Shtetasi gjerman kapet me kokainë dhe thikë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje për 48 orë (EMRI) appeared first on Sinjali.
Një shtetas gjerman është arrestuar në orët e para të mëngjesit të 21.11.2025 në Prishtinë, pasi i është gjetur një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një mjet i mprehtë – thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku njësitet policore kanë ndaluar për kontroll veturën BMW X6 me targa të huaja, të cilën e drejtonte shtetasi gjerman Andreas Schauermann.
Gjatë kontrollit trupor, policia ka zbuluar substancën narkotike të dyshuar si kokainë, si dhe një thikë, çka ka bërë që personi të shoqërohet menjëherë në Stacionin Policor, ku është intervistuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili e ka cilësuar veprën si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, ndërsa ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Andreas Schauermann është transferuar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Shtetasi gjerman kapet me kokainë dhe thikë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje për 48 orë (EMRI) appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0