Ekskluzive | Ndërron jetë në QKUK i dyshuari për vrasje – (EMRI)

Një person i dyshuar në një rast vrasjeje ka ndërruar jetë në QKUK gjatë orëve të hershme të mëngjesit së djeshëm, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për sqarimin e plotë të rrethanave. Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 05 dhjetor 2025 rreth orës 04:30 në […] The post Ekskluzive | Ndërron jetë në QKUK i dyshuari për vrasje – (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ndërron jetë në QKUK i dyshuari për vrasje – (EMRI)

Një person i dyshuar në një rast vrasjeje ka ndërruar jetë në QKUK gjatë orëve të hershme të mëngjesit së djeshëm, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për sqarimin e plotë të rrethanave.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 05 dhjetor 2025 rreth orës 04:30 në Emergjencën e QKUK-së, ku ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e Meriton Ramadanit, rreth 45-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ishte dërguar në Emergjencë mbrëmjen e 04 dhjetorit, rreth orës 23:00, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht trajtimit, më 05.12.2025 rreth orës 04:00 ai ka ndërruar jetë.

Informacionet e siguruara tregojnë se Ramadani ka qenë i shtrirë në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike, pasi ishte i dyshuar në një çështje vrasjeje.

Njësia e Hetimeve ka njoftuar Prokurorin kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes dhe të sqarohen të gjitha rrethanat.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ndërron jetë në QKUK i dyshuari për vrasje – (EMRI) appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0