Ekskluzive | Largohet nga institucioni pacienti me probleme shëndetësore, Policia e Shtimes në kërkim të tij

Një incident shqetësues është raportuar dje në Shtime, ku një pacient i Qendrës për Integrim dhe Rehabilitim Social të Komuniteteve të Pasigurta është larguar nga objekti pa autorizim dhe aktualisht konsiderohet i rrezikshëm për qytetarët. Rreth orës 15:00, në Stacionin Policor Shtime ka paraqitur dëshminë infermieri D.H, i cili ka raportuar se pacienti A. E. […] The post Ekskluzive | Largohet nga institucioni pacienti me probleme shëndetësore, Policia e Shtimes në kërkim të tij appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Largohet nga institucioni pacienti me probleme shëndetësore, Policia e Shtimes në kërkim të tij

Një incident shqetësues është raportuar dje në Shtime, ku një pacient i Qendrës për Integrim dhe Rehabilitim Social të Komuniteteve të Pasigurta është larguar nga objekti pa autorizim dhe aktualisht konsiderohet i rrezikshëm për qytetarët.

Rreth orës 15:00, në Stacionin Policor Shtime ka paraqitur dëshminë infermieri D.H, i cili ka raportuar se pacienti A. E. nuk gjendet në qendër që nga ora 12:30.

Sipas tij, mungesa e pacientit është konstatuar papritur dhe përbën rrezik potencial për sigurinë publike, duke marrë parasysh gjendjen e tij shëndetësore.

Viktima nuk njihet si person me histori arratisjesh nga institucioni, por në momentin e largimit identifikohet me këto shenja fizike: rreth 170 cm i gjatë, me floktë e rëna përpara, çalon në njërën këmbë, paraqet të meta të dukshme në perceptimin fizik.   

Policia e Shtimes ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme për lokalizimin e tij, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve që, nëse e shohin, të mos i afrohen, por të njoftojnë menjëherë autoritetet.

Deri në momentin e raportimit, nuk dihet nëse pacienti është gjetur.

Rasti po trajtohet me prioritet nga strukturat e sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Largohet nga institucioni pacienti me probleme shëndetësore, Policia e Shtimes në kërkim të tij appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0