Ekskluzive | Kjo është italianja që u kap me drogë dhe para të falsifikuara në Han të Elezit – përfundon në ndalim
Një operacion i përbashkët i Doganës dhe Policisë Kufitare ka zbuluar një sasi të konsiderueshme narkotikësh dhe para të dyshuara të falsifikuara, duke çuar në arrestimin e shtetases italiane Danielly Garcez Eloi, e cila po futej në Kosovë përmes PKK Hani i Elezit. Gjatë kontrollit të valixheve të saj, autoritetet kanë gjetur katër qese me […] The post Ekskluzive | Kjo është italianja që u kap me drogë dhe para të falsifikuara në Han të Elezit – përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.
Një operacion i përbashkët i Doganës dhe Policisë Kufitare ka zbuluar një sasi të konsiderueshme narkotikësh dhe para të dyshuara të falsifikuara, duke çuar në arrestimin e shtetases italiane Danielly Garcez Eloi, e cila po futej në Kosovë përmes PKK Hani i Elezit.
Gjatë kontrollit të valixheve të saj, autoritetet kanë gjetur katër qese me substancë të bardhë, të dyshuar si drogë sintetike. Pas procedurave të mëtejshme në DHTN-Ferizaj, janë zbuluar edhe shishe me lëng narkotik, kartëmonedha të falsifikuara, si dhe pajisje të tjera të përdorura për konsum të drogave.
Testet paraprake kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Methamphetamine, Mephodrone (MMC) dhe GBL, me peshë totale prej dhjetëra gramësh. Në çantat e të dyshuarës janë gjetur gjithashtu dy kartëmonedha 100-euroshe të falsifikuara, si dhe rreth 4820 euro para të vërteta.
Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, e dyshuara është marrë në pyetje dhe është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rrjetit të mundshëm pas këtij rasti.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Kjo është italianja që u kap me drogë dhe para të falsifikuara në Han të Elezit – përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0