Ekskluzive: Këta janë dy policët që IPK rekomandoi për suspendim – njëri në Prishtinë, tjetri në Fushë Kosovë, dyshohen për kanosje

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë nën dyshimin për përfshirje në raste të kanosjes. Rasti i parë është ndaj një zyrtari në njësinë e trafikut rrugor në Prishtinë. Ai dyshohet se jashtë detyrës është përfshirë në një rast të kanosjes. Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për Driton Agaj – […] The post Ekskluzive: Këta janë dy policët që IPK rekomandoi për suspendim – njëri në Prishtinë, tjetri në Fushë Kosovë, dyshohen për kanosje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Këta janë dy policët që IPK rekomandoi për suspendim – njëri në Prishtinë, tjetri në Fushë Kosovë, dyshohen për kanosje

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë nën dyshimin për përfshirje në raste të kanosjes.

Rasti i parë është ndaj një zyrtari në njësinë e trafikut rrugor në Prishtinë. Ai dyshohet se jashtë detyrës është përfshirë në një rast të kanosjes.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për Driton Agaj – Njësia Trafikut.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në një rast tjetër në Fushë-Kosovë.

IPK-ja ka nisur hetimet ndaj një zyrtari të Stacionit Policor në këtë komunë dhe ka rekomanduar suspendimin e tij.

Po ashtu, Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Gezim Kajtazaj, (polic në stacionin policor në Fushë Kosovë).

“Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarët në fjalë kurse rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë e Shtetit me dyshimin për veprën penale ‘Kanosje’”, thuhet në njoftim të IPK-së.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Këta janë dy policët që IPK rekomandoi për suspendim – njëri në Prishtinë, tjetri në Fushë Kosovë, dyshohen për kanosje appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0