Ekskluzive | Këta janë dy personat e shoqëruar në polici për 138,850 eurot e gjetura në Porsche Cayenne – Murat Krasniqit iu konfiskua edhe armë zjarri

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se dy persona janë shoqëruar nga Policia e Kosovës pas kontrollit të zhvilluar më 03 dhjetor 2025 në rr. “Stefanova” në Qagllavicë, ku brenda një Porsche Cayenne u gjet një shumë prej 138,850 euro, e paketuar në një qese letre. Të shoqëruarit janë: […] The post Ekskluzive | Këta janë dy personat e shoqëruar në polici për 138,850 eurot e gjetura në Porsche Cayenne – Murat Krasniqit iu konfiskua edhe armë zjarri appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë dy personat e shoqëruar në polici për 138,850 eurot e gjetura në Porsche Cayenne – Murat Krasniqit iu konfiskua edhe armë zjarri

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se dy persona janë shoqëruar nga Policia e Kosovës pas kontrollit të zhvilluar më 03 dhjetor 2025 në rr. “Stefanova” në Qagllavicë, ku brenda një Porsche Cayenne u gjet një shumë prej 138,850 euro, e paketuar në një qese letre.

Të shoqëruarit janë: Murat Krasniqi, rreth 40-vjeçar – pasagjer, Haval Azeez, rreth 54-vjeçar – drejtues i automjetit.

Gjatë procedurës, përveç të hollave të sekuestruara, policia ka hasur edhe një armë zjarri, e cila është gjetur tek Murat Krasniqi, i cili dyshohet se nuk posedonte autorizim të vlefshëm për të. Arma është konfiskuar në vendngjarje.

Të dy personat janë intervistuar në cilësi të të dyshuarve. Krasniqi ka deklaruar se paratë i përkasin një familjari të tij që posedon një këmbimore, ndërsa Azeez ka thënë se nuk ka pasur njohuri për shumën e gjetur.

Me vendim të Prokurorit Kujdestar, të hollat janë sekuestruar, ndërsa të dy personat janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me prejardhjen e parave, dyshimet për shmangie nga tatimi dhe rrethanat e armës së konfiskuar po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë dy personat e shoqëruar në polici për 138,850 eurot e gjetura në Porsche Cayenne – Murat Krasniqit iu konfiskua edhe armë zjarri appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0