Ekskluzive | Kanosi babanë dhe demoloi shtëpinë, 28-vjeçari nga Pleshina ndalohet për 48 orë

Konfliktet në familjet kosovare shumë herë eskalojnë në kanosje serioze e përleshje, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali. Kështu, një incident i rëndë ka ndodhur më 04 dhjetor 2025 rreth orës 11:30 në fshatin Pleshinë të Ferizajt, ku një familje është përballur me frikë dhe pasiguri të thellë. Burime të besueshme nga […] The post Ekskluzive | Kanosi babanë dhe demoloi shtëpinë, 28-vjeçari nga Pleshina ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kanosi babanë dhe demoloi shtëpinë, 28-vjeçari nga Pleshina ndalohet për 48 orë

Konfliktet në familjet kosovare shumë herë eskalojnë në kanosje serioze e përleshje, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu, një incident i rëndë ka ndodhur më 04 dhjetor 2025 rreth orës 11:30 në fshatin Pleshinë të Ferizajt, ku një familje është përballur me frikë dhe pasiguri të thellë.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se E. M, rreth 28-vjeçar pasi kishte demoluar orenditë dhe sendet brenda shtëpisë, e ka kanosur për jetë babain e tij, M. M, rreth 53-vjeçar.

Sipas informacioneve, familjarët kanë deklaruar se sjelljet e të dyshuarit prej kohësh kanë qenë shqetësuese dhe të paparashikueshme, duke bërë që ata të ndihen të rrezikuar në mënyrë të vazhdueshme.

Pas ndërhyrjes së Policisë dhe intervistimit të të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kanosja” dhe i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit në Ferizaj, ku pritet të qëndrojë 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kanosi babanë dhe demoloi shtëpinë, 28-vjeçari nga Pleshina ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0