Ekskluzive | Hakim i profilit në Facebook dhe kërcënime me mesazhe në Leposaviq – hapen dy raste penale
Një rast i ndërhyrjes së paligjshme në sisteme kompjuterike i shoqëruar me kërcënime është raportuar në fshatin Dobravë të Leposaviqit. Ankuesi, R. Radomirović, 53 vjeçar, është paraqitur në Stacionin Policor të Leposaviqit më 15.11.2025, rreth orës 15:00, duke deklaruar se profili i tij në Facebook është hakuar gjatë orëve të para të mëngjesit, rreth orës […] The post Ekskluzive | Hakim i profilit në Facebook dhe kërcënime me mesazhe në Leposaviq – hapen dy raste penale appeared first on Sinjali.
Një rast i ndërhyrjes së paligjshme në sisteme kompjuterike i shoqëruar me kërcënime është raportuar në fshatin Dobravë të Leposaviqit.
Ankuesi, R. Radomirović, 53 vjeçar, është paraqitur në Stacionin Policor të Leposaviqit më 15.11.2025, rreth orës 15:00, duke deklaruar se profili i tij në Facebook është hakuar gjatë orëve të para të mëngjesit, rreth orës 00:30, raporton Sinjali.
Sipas tij, persona të panjohur kanë marrë kontrollin e llogarisë së tij në Facebook. Ai ka shtuar se gjatë dy javëve të fundit ka pranuar mesazhe kërcënuese nga profile të falsifikuara, me përmbajtje të tilla si: “Spijun si” (“Je spiun”). Ankuesi ka deklaruar se një nga personat që dyshon se qëndron pas këtyre kërcënimeve jeton jashtë Kosovës që nga rasti “Banjska” i datës 24.09.2023, ndërsa dy profilet e tjera që e kanë kërcënuar nuk i njeh.
Rasti është marrë në trajtim nga Hetimet Rajonale të DRP Mitrovica – Veri, të cilat kanë kontaktuar Prokurorin e Shtetit. Me udhëzim të tij, janë iniciuar dy procedura penale:
• “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”,
• “Kanosje”.
Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e autorëve dhe verifikimin e komunikimeve elektronike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Hakim i profilit në Facebook dhe kërcënime me mesazhe në Leposaviq – hapen dy raste penale appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0