Ekskluzive | Bastisje në Prishtinë: Armë, drogë, laptopë dhe prova të krimeve kibernetike – një i arrestuar, tre lirohen në procedurë të rregullt (EMRAT)

Një operacion i zgjeruar policor ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armësh, narkotikësh dhe pajisjesh kompjuterike të dyshuara si të përdorura për veprimtari kriminale në kryeqytet. Sipas burimeve nga strukturat e afërta me hetimin, më 13 nëntor 2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, njësitet e DHTN–Prishtinë kanë ndërmarrë veprime të koordinuara […] The post Ekskluzive | Bastisje në Prishtinë: Armë, drogë, laptopë dhe prova të krimeve kibernetike – një i arrestuar, tre lirohen në procedurë të rregullt (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Bastisje në Prishtinë: Armë, drogë, laptopë dhe prova të krimeve kibernetike – një i arrestuar, tre lirohen në procedurë të rregullt (EMRAT)

Një operacion i zgjeruar policor ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armësh, narkotikësh dhe pajisjesh kompjuterike të dyshuara si të përdorura për veprimtari kriminale në kryeqytet.

Sipas burimeve nga strukturat e afërta me hetimin, më 13 nëntor 2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, njësitet e DHTN–Prishtinë kanë ndërmarrë veprime të koordinuara pas një serie informacionesh operative për veprimtari të dyshuara kriminale.

Ndalimi fillestar në Fushë Kosovë

Hetuesit, gjatë punës në terren, rreth orës 19:10 në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë, kanë ndalur një automjet BMW me targa suedeze.

Vozitës: Fadil Jakaj, rreth 27-vjeçar

Pasagjer: Lirilind Krasniqi, rreth 26-vjeçar

Pas kontrollit të personave dhe automjetit, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, megjithatë të dy janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme.

Bastisja në banesën e dyshuar – pamje dhe prova të rëndësishme

Pas informacioneve operative se të dy dyshuarit shfrytëzojnë një banesë në rrugën “Dervish Hima”, në kompleksin “Liridoni”, për mbajtjen e narkotikëve, hetuesit – me autorizim të Prokurorit Kujdestar – kanë kryer bastisje, gjatë së cilës janë sekuestruar: 1 armë zjarri TZ me një karikator dhe 16 fishekë kalibër 9x19mm, 1 armë zjarri Beretta me një karikator dhe 12 fishekë të njëjtit kalibër, 9 laptopë: 2 HP, 2 ThinkPad, 1 Medium, 3 Lenovo, 1 Sony, 1 kavanoz qelqi me 41.2 g substancë të dyshuar marihuanë, 1 sasi tjetër prej 3.9 g marihuanë, 2 telefona mobil (iPhone dhe Samsung).

Gjatë bastisjes në banesë kanë mbërritur edhe Lirim Ilmi Sinani, rreth 41-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, si dhe Andi Florim Gashi, rreth 29-vjeçar, të cilët posedonin çelësat e banesës.

Pista e krimeve kibernetike

Në vendngjarje kanë dalë: Njësia e Krimeve Kibernetike, Forenzika Rajonale Prishtinë, të cilat kanë dokumentuar dhe sekuestruar materialin kompjuterik që dyshohet se lidhet me veprat “Hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike” dhe “Mashtrim”.

Masa ndaj të dyshuarve

Pas marrjes së deklaratave, Prokurori Kujdestar, ka vendosur: Lirim Ilmi Sinani, rreth 41-vjeçar – ndalim 48 orë, Fadil Jakaj, rreth 27-vjeçar, – procedurë e rregullt, Lirilind Krasniqi, rreth 26-vjeçar – procedurë e rregullt, Andi Gashi, rreth 29-vjeçar – procedurë e rregullt

Hetimet vazhdojnë

Rasti po hetohet nga: DHTN–Prishtinë (për narkotikë dhe armë), Njësia e Krimeve Kibernetike (për veprat kompjuterike).

Hetimet po vijojnë për të zbuluar përfshirjen e secilit prej të dyshuarve dhe lidhjen midis armëve, narkotikëve dhe pajisjeve të sekuestruara.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Bastisje në Prishtinë: Armë, drogë, laptopë dhe prova të krimeve kibernetike – një i arrestuar, tre lirohen në procedurë të rregullt (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0