Ekskluzive | Bastisje në Gjakovë – Policia arreston 37-vjeçarin, i kapet drogë gjatë kontrollit
Një operacion i orëve të mëngjesit ka rezultuar me ndalimin e Isuf Lekajt në Gjakovë, në kuadër të zbatimit të një urdhërese për bastisje të lëshuar nga Gjykata Themelore. Sipas të dhënave që ka siguruar Sinjali, hetuesit e DHTN-Gjakovë kanë vepruar sot rreth orës 09:00 në Rrugën “Bardhyl Qaushi”, ku fillimisht kanë lokalizuar të dyshuarin […] The post Ekskluzive | Bastisje në Gjakovë – Policia arreston 37-vjeçarin, i kapet drogë gjatë kontrollit appeared first on Sinjali.
Një operacion i orëve të mëngjesit ka rezultuar me ndalimin e Isuf Lekajt në Gjakovë, në kuadër të zbatimit të një urdhërese për bastisje të lëshuar nga Gjykata Themelore.
Sipas të dhënave që ka siguruar Sinjali, hetuesit e DHTN-Gjakovë kanë vepruar sot rreth orës 09:00 në Rrugën “Bardhyl Qaushi”, ku fillimisht kanë lokalizuar të dyshuarin në kafiterinë “N’Lagje”.
Pasi është nxjerrë jashtë lokalit dhe është njoftuar për bastisjen, Lekaj ka pranuar menjëherë se posedonte substanca të dyshuara narkotike.
Gjatë kontrollit, ai ka dorëzuar dy qese najloni me marihuanë me peshë rreth 1.64 gram, një pako rizlla dhe një grinder. Më pas, rreth orës 09:00, policia ka vazhduar me bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, ku nuk është gjetur material shtesë i dyshimtë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një telefon iPhone 11 Pro Max.
Me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj 37-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Hetimet po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | Bastisje në Gjakovë – Policia arreston 37-vjeçarin, i kapet drogë gjatë kontrollit appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0