Dy të rinj ndalohen në Leposaviq – policia gjen substancë të dyshuar narkotike

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është evidentuar mbrëmë në Leposaviq, ku policia ka hasur dy persona […] The post Dy të rinj ndalohen në Leposaviq – policia gjen substancë të dyshuar narkotike appeared first on Sinjali.

Dy të rinj ndalohen në Leposaviq – policia gjen substancë të dyshuar narkotike

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është evidentuar mbrëmë në Leposaviq, ku policia ka hasur dy persona në afërsi të lumit Ibër, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Sipas informacioneve, më 02 dhjetor rreth orës 23:30, njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur dy persona – njëri brenda veturës dhe tjetri jashtë saj.

Personi që qëndronte jashtë veturës, Đorđe Marjanović, rreth 20-vjeçar, gjatë bisedës me policinë ka deklaruar se “nuk ka konsumuar marihuanë, por vetëm kokainë dhe alkool”.

Gjatë kontrollit të vendit ku po qëndronin, policia ka gjetur një qese me pluhur të bardhë, për të cilin dyshohet të jetë kokainë (sasi e vogël).

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Marjanović është intervistuar si i dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psiko-trope, analoge”, ndërsa personi tjetër, M. D., rreth 41-vjeçar, është intervistuar si dëshmitar.

Të dyve iu është bërë alkool-testi: i dyshuari ka rezultuar me 0.92 promil, ndërsa dëshmitari me 0.82 promil alkool në gjak.

Hetimet për substancën e sekuestruar dhe rrethanat e rastit po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy të rinj ndalohen në Leposaviq – policia gjen substancë të dyshuar narkotike appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0