Dogana kap barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të madhe

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në një barnatore në Prishtinë, ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja. Sipas Doganës së Kosovës, këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Republikën e Kosovës përmes procedurave […] The post Dogana kap barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të madhe appeared first on Sinjali.

Dogana kap barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të madhe

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në një barnatore në Prishtinë, ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Sipas Doganës së Kosovës, këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Republikën e Kosovës përmes procedurave të rregullta doganore.

“Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të gjitha produktet e dyshimta janë sekuestruar, ndërsa ndaj subjektit përgjegjës janë iniciuar procedurat ligjore. Dogana paralajmëron se kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e qarkullimit të barnave ilegale në treg.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dogana kap barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të madhe appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0