Djali kërcënon nënën 75-vjeçare me thikë në Graçanicë – arrestohet dhe dërgohet në ndalim

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar të martën në Graçanicë, ku një grua 75-vjeçare ka denoncuar djalin e saj, M.R., rreth 37-vjeçar, për dhunë, shkatërrim të sendeve dhe kërcënim me mjete të rrezikshme. Sipas burimeve të besueshme, viktima D.R. ka deklaruar se rreth orës 14:30 i dyshuari është bërë agresiv brenda shtëpisë, […] The post Djali kërcënon nënën 75-vjeçare me thikë në Graçanicë – arrestohet dhe dërgohet në ndalim appeared first on Sinjali.

Djali kërcënon nënën 75-vjeçare me thikë në Graçanicë – arrestohet dhe dërgohet në ndalim

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar të martën në Graçanicë, ku një grua 75-vjeçare ka denoncuar djalin e saj, M.R., rreth 37-vjeçar, për dhunë, shkatërrim të sendeve dhe kërcënim me mjete të rrezikshme.

Sipas burimeve të besueshme, viktima D.R. ka deklaruar se rreth orës 14:30 i dyshuari është bërë agresiv brenda shtëpisë, ka filluar të demolonte sendet, duke thyer telefonin e saj dhe kavanoza të ndryshëm, e më pas e ka kërcënuar me thikë dhe mjete të forta duke i thënë se “do t’i vriste të gjithë”.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në lokacion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion. Pas intervistimit të palëve, prokurori kujdestar për dhunë në familje ka lëshuar vendim për ndalimin e tij për 48 orë dhe i dyshuari është transferuar në Qendrën e Ndalimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Djali kërcënon nënën 75-vjeçare me thikë në Graçanicë – arrestohet dhe dërgohet në ndalim appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0