Ceremonia e betimit në Odën e Avokatëve, Berisha me mesazh për juristët e rinj
Oda e Avokatëve të Kosovës ka mbajtur ceremoninë e Betimit Solemn për 32 avokatë dhe 37 praktikantë. Kryetari i Odës, avokati Besnik Berisha, u kërkoi juristëve të rinj ta mbrojnë me dinjitet profesionin e tyre duke theksuar se ata do të duhet të qëndrojnë të fortë përballë sfidave profesionale. “Sot, ju merrni një përgjegjësi të […] The post Ceremonia e betimit në Odën e Avokatëve, Berisha me mesazh për juristët e rinj appeared first on Sinjali.
Oda e Avokatëve të Kosovës ka mbajtur ceremoninë e Betimit Solemn për 32 avokatë dhe 37 praktikantë.
Kryetari i Odës, avokati Besnik Berisha, u kërkoi juristëve të rinj ta mbrojnë me dinjitet profesionin e tyre duke theksuar se ata do të duhet të qëndrojnë të fortë përballë sfidave profesionale.
“Sot, ju merrni një përgjegjësi të madhe, sepse fjala juaj do të prek jetët e njerëzve. Ata që veshin petkun e avokatit duhet ta mbrojnë atë, sepse bëhen pjesë e një familjeje prej mbi 1500 anëtarësh”, tha Berisha.
Ai theksoi se avokatët e rinj duhet të angazhohen aktivisht në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe funksioneve demokratike të shtetit. Sipas tij, Oda e Avokatëve do të mbetet mbështetje e pandashme për ta.
“Petkun e avokatit mos e lejoni të nëpërkëmbet. Misioni ynë është të drejtat themelore të njeriut, që janë themeli i demokracisë”, shtoi ai.
Berisha paralajmëroi se juristët e rinj do të përballen me sfida të mëdha, dhe iu kërkoi që të jenë të pathyeshëm dhe të mos heshtin kur vjen puna për mbrojtjen e drejtësisë.
Pas fjalimit të Berishës u zhvillua ceremonia e betimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ceremonia e betimit në Odën e Avokatëve, Berisha me mesazh për juristët e rinj appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0