Arrestohet në Han të Elezit personi me urdhër aktiv – dërgohet në Dubravë për vuajtje dënimi (EMRI)
Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhëresa, raporton Gazeta Sinjali. Një urdhër-arrest i lëshuar nga Gjykata Themelore […] The post Arrestohet në Han të Elezit personi me urdhër aktiv – dërgohet në Dubravë për vuajtje dënimi (EMRI) appeared first on Sinjali.
Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhëresa, raporton Gazeta Sinjali.
Një urdhër-arrest i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega Gllogoc është ekzekutuar gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 18.11.2025, rreth orës 02:20, kur Stacioni Policor Hani i Elezit ka njoftuar se kishte ndaluar personin me urdhërarrest aktiv, Arianit Hasi, rreth 26-vjeçar, nga Drenasi.
Pas pranimit të informatës, njësia patrulluese ka shkuar në SPK–Hani i Elezit, ka marrë personin e ndaluar dhe e ka shoqëruar drejt Qendrës Korrektuese Dubravë, ku ai do të vuajë dënimin prej 50 ditësh burgim, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Procedurat për ekzekutimin e urdhëresës janë kryer pa incidente.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Arrestohet në Han të Elezit personi me urdhër aktiv – dërgohet në Dubravë për vuajtje dënimi (EMRI) appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0