Amir Rrahmani shumë afër vazhdimit të kontratës me kampionin në fuqi të Italisë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, së shpejti do ta vazhdojë kontratën me kampionin në fuqi të Italisë, Napolin. Sajti “Calcionapoli24” ka shkruar të premten se në ditët në vijim do të finalizohet marrëveshja e re mes Napolit dhe Rrahmanit. Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit me përvojë përfundon në vitin 2027. Me kontratën e re, Rrahmani do […] The post Amir Rrahmani shumë afër vazhdimit të kontratës me kampionin në fuqi të Italisë appeared first on Sinjali.

Amir Rrahmani shumë afër vazhdimit të kontratës me kampionin në fuqi të Italisë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, së shpejti do ta vazhdojë kontratën me kampionin në fuqi të Italisë, Napolin.

Sajti “Calcionapoli24” ka shkruar të premten se në ditët në vijim do të finalizohet marrëveshja e re mes Napolit dhe Rrahmanit.

Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit me përvojë përfundon në vitin 2027.

Me kontratën e re, Rrahmani do të jetë pjesë e napolitanëve deri në verën e vitit 2029. Ai do të ketë edhe rritje të dukshme të pagës. Do t’i fitojë 4 milionë euro në sezon.

31-vjeçari Rrahmani është pjesë e Napolit prej vitit 2020 kur ishte transferuar nga Verona për 15 milionë euro. Rrahmani me Napolin i ka fituar dy tituj të kampionit në Itali.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Amir Rrahmani shumë afër vazhdimit të kontratës me kampionin në fuqi të Italisë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0