Albin Kurti: Shpresoj që të shihemi me Shqipërinë në Botëror

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim të veçantë për Shqipërinë, duke përmendur suksesin e saj në këto kualifikime për Botëror. Ndër të tjerash, Kurti ka shkruar edhe për fitoren e madhe të kuqezinjëve në Leskovc ndaj Serbisë. Ai shprehu dëshirën e tij që Kosova të takohet me Shqipërinë […] The post Albin Kurti: Shpresoj që të shihemi me Shqipërinë në Botëror appeared first on Sinjali.

Albin Kurti: Shpresoj që të shihemi me Shqipërinë në Botëror

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim të veçantë për Shqipërinë, duke përmendur suksesin e saj në këto kualifikime për Botëror.

Ndër të tjerash, Kurti ka shkruar edhe për fitoren e madhe të kuqezinjëve në Leskovc ndaj Serbisë.

Ai shprehu dëshirën e tij që Kosova të takohet me Shqipërinë në turneun final të Kampionatit Botëror, që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

“Shqipëria, sikurse Kosova, e përmbyllë fushatën e dyta, duke kaluar tutje në fazën tjetër. Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc, përkundër ndalimit të pjesëmarrjes së tifozëve kuq e zi dhe të flamurit kombëtar, e nën brohoritjet e tifozëve serbë kundër Kosovës pikërisht nga qyteza që ne e njohim më së shumti për burgun famëkeq atje Urojmë që me Shqipërinë të shihemi në Botëror! Shumë fat në ndeshjet e ardhshme!”, shkruan Kurti në “Facebook”.

Shqipëria përfundoi e dyta në grupin e saj, duke siguruar “play-offin” e Botërorit, ndërsa Kosova ka edhe një ndeshje deri në mbyllje të këtij cikli kualifikues, megjithatë me shumë gjasë do të mbetet e dyta, përveç nëse e mposht Zvicrën 6-0.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Albin Kurti: Shpresoj që të shihemi me Shqipërinë në Botëror appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0