Aksident mes dy veturave në Leposaviq, Policia: Pesë të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Leposaviq, ku janë përfshirë dy vetura – njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja, të Serbisë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjithsej pesë persona. Zyrtari nga njësia e planifikimit dhe vlerësimit operacional në Mitrovicë të Veriut, Erduan Baliqi, ka thënë për […] The post Aksident mes dy veturave në Leposaviq, Policia: Pesë të lënduar, njëri në gjendje të rëndë appeared first on Sinjali.

Aksident mes dy veturave në Leposaviq, Policia: Pesë të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Leposaviq, ku janë përfshirë dy vetura – njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja, të Serbisë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjithsej pesë persona.

Zyrtari nga njësia e planifikimit dhe vlerësimit operacional në Mitrovicë të Veriut, Erduan Baliqi, ka thënë për Sinjalin se katër prej të lënduarve kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Megjithatë, një person ka marrë lëndime të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

“Njëri prej të lënduarve është i lënduar rëndë. Gjendet në repartin intenziv, është në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Baliqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident mes dy veturave në Leposaviq, Policia: Pesë të lënduar, njëri në gjendje të rëndë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0