Aksident i rëndë në Prishtinë, 25-vjeçari përfundon në ndalim pas goditjes së një këmbësori

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e 18 nëntorit në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë, ku një këmbësor ka pësuar lëndime serioze. Sipas të dhënave që ka siguruar Sinjali, rreth orës 19:10 automjeti Mercedes, me targa 01, i drejtuar nga Eduard Berila, rreth 25-vjeçar, ka goditur këmbësorin Sh.K., rreth 20-vjeçar. Si pasojë e […] The post Aksident i rëndë në Prishtinë, 25-vjeçari përfundon në ndalim pas goditjes së një këmbësori appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë në Prishtinë, 25-vjeçari përfundon në ndalim pas goditjes së një këmbësori

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e 18 nëntorit në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë, ku një këmbësor ka pësuar lëndime serioze.

Sipas të dhënave që ka siguruar Sinjali, rreth orës 19:10 automjeti Mercedes, me targa 01, i drejtuar nga Eduard Berila, rreth 25-vjeçar, ka goditur këmbësorin Sh.K., rreth 20-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, viktima ka marrë lëndime të rënda trupore, përfshirë fraktura në pjesën e fytyrës, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe Emergjenca, ndërsa me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në Prishtinë, 25-vjeçari përfundon në ndalim pas goditjes së një këmbësori appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0